Shkrimtari serb godet Serbinë rreth Kosovës

Shkrimtari e dramaturgu serb, Filip David, i njohur për botëkuptime e pikëpamje jokonformiste, ka deklaruar se çështja e Kosovës është “çështje mbi të gjitha çështjet” në Ballkan.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve FONET, David ka theksuar se në Serbi, por edhe në këtë pjesë të rajonit, nuk do të ketë stabilitet pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Çështja e Kosovës është çështje mbi të gjitha çështjet në Ballkan. Jam i bindur se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë as stabilitet të brendshëm në Sertbi, dher as stabilitet të kësaj pjese të Ballkanit”, ka thënë David.

Ai ka thënë se sa më parë që do ta bëjë këtë Serbia aq më mirë do të jetë për të.

“Serbia edhe në të kaluarën ka refuzuar të pranojë zgjidhjet e ofruara, relativisht më të mira”, ka thënë ai.

David ka shprehur bindjen se “çështja vetëmsa do të përkeqësohet”, në qoftë se Serbia nuk e pranon tani ofertën e fuqive të mëdha.

Shkrimtari e dramaturgu serb ka thënë se nuk i druhet reagimit negativ të popullit serb ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka thënë se shumica e serbëve do ta pranonin me lehtësi këtë, pas një fushate mediale jo më të gjatë se pesë ditëshe për “gjestin heroik që askush në histori nuk ka pasur vullnet e guxim të bëjë”.

David ka folur edhe për sulmet dhe fushatën antishqiptare në Serbi. Ai ka thënë se sulmet ndaj furrtarëve shqiptarë në Serbi nuk janë spontane.

“Edhe në fillim të viteve nëntëdhjetë kishte filluar me thirrje e këngë, e pataj fjalët ishin shkëmbyer me plumba, dhe kishin vrarë ata astjr që nuk mendojnë si ju”, ka kujtuar ai.

David ka thënë se situata aktuale në Serbi ia kujton pikërisht situatën në vitet nëntëdhjet, veçse atëherë opozita dhe intelektualët kanë qenë në të konsoliduar dhe më të fortë.

“As atëherë nuk i kishim arritur qëllimet tona, por sot nuk ka as aq (opozitarizëm), sepse vepron në mënyrë krejtësisht të shkapërderdhur. Pa mbështetje të fortë të intelektualëve, studentëve dhe opozitës politike nuk mund të ndryshoni asgjë”, është shprehur David.

David Filip ka qenë njëri ndër themeluesit e Qarkut të Beogradit dhe Forumit të shkrimtarëve në Serbi. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme