Shkup, sulmohet dhe vidhet taksisti nga udhëtari

Një taksist është sulmuar me një thikë dhe ësht vjedhur përderisa dje voziste një udhëtarë rreth orës 13:30 në lagjen Keramidnica në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi sot MPB, udhëtari ka hyp në veturë dhe është ulur në karrigen e pasme të veturës dhe ka kërcënuar me thikë taksistin I.V. (42) dhe i ka marrë 12 mijë denarë (200 euro) dhe ka ikur.

Janë marrë masa për gjetjen e kërcënuesit dhe qartësimin e plotë të rastit.