“Shkupi 2014”, 90% e përmendoreve janë pa leje

Pjesa dërmuese e përmendoreve në projektin “Shkupi 2014” ose rreth 90% janë ndërtime pa leje, konfirmon koordinatori i trupit punues për revidim të këtij projekti, Mirosllav Gërçev. Sipas tij, që qeveria dhe Nikola Gruevski t’i realizojë këto ndërtime janë shkelur Kushtetuta dhe Ligjet. Ai paralajmëron se përmendoret e para që do të hiqen janë Andon Llazov- Janev apo i njohur si Qoseto si dhe shtatorja e Nënë Terezës në sheshin e Shkupit e cila edhe më tej ndërtohet. Më pas si prioritet i paralajmëroi përmendoret e “Luftëtarit në kalë” dhe atë të “Filip Makedonskit”.

Ata po na frenojnë dhe në përcaktimet tona strategjike të integrimeve Euroatlantike, tërë fatin e mbajnë në duar. Këto përmendore të gabuara duhet të jenë të parat, por janë të dytat dhe të tretat sepse përmendoret e më hershme, si për shembull Qoseto është shumë ofenduese për një vend demokratik, për gjyqësorin, për sundimin e të së drejtës dhe për shijen normale qytetare. Gjithashtu edhe përmendorja e Nënë Terezës që është jashtë çdo logjike dhe e cila është pengesë e vërtetë për komunikim në nivel të qytetit – tha Miroslav Gërçev, koordinator i punës për “Shkupi 2014”.
Gërçev thotë se të gjitha rekomandimet do t’i dorëzojnë pranë qeverisë, e cila do të japë udhëzime se tek cilat institucione do t’i dërgojë lëndët për realizim.

Bëhet fjalë për të holla të dështuara apo të vjedhura që tek tani duhet të ndiqen me masa gjyqësore, të gjenden dhe t’u kthehen qytetarëve. Ndërsa paratë që në mënyrë joligjore janë shpenzuar për material, për ndërtime të egra, fati i tyre është i njëjtë sikur fati i të gjitha ndërtimeve të egra, të njëjtat do të rrëzohen – tha Miroslav Gërçev, koordinator i punës për “Shkupi 2014”.
Qeveria në seancën e sotme morri vendim që t’ia marrë hapësirat e punës shoqatës për bashkim shpirtëror të Setincës – Popatincës dhe Krushoradit nga Lerinit. Kjo shoqatë është e njohur për atë se para disa viteve dhuroi shuma të majme për disa përmendore të projektit “Shkupi 2014”, mes të cilave edhe për Andon Qoseto.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme