Shkupi i Kim Mehmetit ishte dhe mbetet gardian i shqiptarisë!

Xhevdet Pozhari

Miku im, Ardiani, ma dergoi këtë foto nga promovimi i librit “Shkupi” nga Sh.B “Logos A”, me autor Kim Mehmeti.

Përtej magjisë që sjell leximi për historinë e qytetit që është simbol i shqiptarisë, ndërsa sot është shpërfytyruar pamëshirshëm, mediave iu kishte bërë përshtypje vetëm pjesa ku thuhet se “feja Islame e shpëtoi në masë të madhe një pjesë të shqiptarisë”, sidomos kur dihet fakti se shqiptarët ortodoks në Maqedoni thuajse janë asimiluar duke ndërruar edhe kombësi.

Promovimi i veprës që do të shkaktonte aq shumë zhurmë ndodhi 6-7 vite më parë. Njëkohësisht ishte edhe lajmotiv i përpjekjes së qarqeve të caktuara që dëshironin të na paraqisnin si popull pa identitet, pa kulturë, pa përkatësi kombëtare…

E, ato përpjekje vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Më të zëshmit janë argatet shqiptarë që e kanë shtirur shpirtin për një grusht parash. Ata që duan të trillojnë komb “kosovar”, nostalgjikët e Jugosllavisë që duan të na bindin se tjetër rrugë nuk ka duke harruar se njëjtë siç u shemb sistemi komunist në të kaluarën, sot bota ndodhet para një kataklizme që paralajmëron edhe shembjen e një demokracie të shpërfytyruar, me standarde të dyfishta, ku gjithnjë thuajse të drejtë ka më i forti!

E, shqiptarët e copetuar dhe të kufizuar nga secila anë me vetveten, kurrë nuk do të jenë të fortë. Përkundrazi! Vetëm sa do të tkurret harta e trojeve shqiptare, siç përpiqet të ngulfatet dhunshëm edhe e drejta themelore e një populli për të vendosur për vetveten.

Ishte viti kur u promovua vepra “Shkupi” e autorit Kim Mehmeti. Edhe atëherë, edhe tani, Shkupi kurrë nuk e humbi identitetin shqiptar. As përmendoret gjigande sllave, as burrështetasit e korruptuar, as harresa e Prishtinës dhe Tiranës zyrtrare, as projektet anti-shqiptare, nuk arritën ta mposhtin vullnetin e një populli që me pa të drejtë jeton i ndarë nga trungu familjar.

Sepse shqiptarët e Maqedonisë frymojnë shqip. Se ata janë gardianët kryesor të shqiptarisë, veçanërisht në rrethana kur më shumë se i huaji të lufton i yti!

Fotografia e Xhevdet T. Pozhari

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme