Shkupi sot e pret notën verbale nga Athina për Marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin e NATO-s

Gjatë ditës së sotme, sipas paralajmërimeve të shefit alternativ të diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos, pritet që Athina të dërgojë notë verbale deri te Shkupi, ku do të informojë se Greqia e ka ratifikuar edhe Marrëveshjen e Prespës edhe Protokollin për anëtarësim në NATO, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, në intervistën e djeshme për agjencinë shtetërore ANA-MPA, në pyetjen nëse nga java e ardhshme vendi fqinj do të obligohet ta shfrytëzojë emrin e ri, u përgjigj pozitivisht dhe shton se Marrëveshja nga Prespa është e qartë lidhur me këtë.

“Athina ia dorëzon stafetën Shkupit”: Sot nëS hkup notë verbale nga Athina – fillojnë obligimet e tyre”; “Nga IRJM edhe zyrtarisht Maqedonia e Veriut – i ndryshojnë tabelat”; “Sot Shkupi i ndryshon tabelat në Maqedonia e Veriut”: “Të gatshme tabelat zyrtare në Shkup me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”; “Prej sot ndryshohen tabelat në kufirin e MAqeodnisë së Veriut”, janë vetëm një pjesë e titujve në onlajn edicionet të mediumeve greke herët në mëngjes, lidhur me ngjarjet e fundit në relacionin Shkup-Athinë.

“Është çështje ditësh e ndryshimit të emrit kushtetues të IRJM-së në ‘Republika e Maqeodnisë së Veriut’, sot Athina deri te Shkupi do të dërgojë notë verbale me çka do të informojë se nga Greqia ka përfunduar procesi i ratifikimit të Marrëveshjes nga Prespa dhe Protokollit për anëtarësim të IRJM-së në NATO, prej ku fillojnë edhe obligimet e Shkupit”, publikoi televizioni shtetëror grek, ERT.

Mediat greke, prej mbrëmë e kanë publikuar lajmin e transmetuar nga mediat tona se janë të gatshme tabelat me emrin e ri.

“Tabelat e reja zyrtare në Shkup me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut janë gati për t’u vendosur në vend”, shkruan “Katimerini”./MIA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme