Shokohet vendi: Vetëm brenda 5 orëve, vriten dy persona dhe një tjetër mbetet i plagosur

Nata mes 6 dhe 7 gushtit ka qenë e kobshme për Kosovën. Dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur, shkruan Gazeta Blic

Rasti i parë ka ndodhur pas orës 23:00 në komunën e Prizrenit ku burri B.V ka 61 vjeç ka vrarë gruan e tij 2o vjet më të re.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina” të qytetit të Prizrenit ku burri dyshohet se shkrepi 15 plumba për ta lënë pa shenja jete gruan e tij. Mirëpo, edhe përkundër këtij rasti të rëndë, vetë i dyshuari ka telefonuar policinë.

“Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Mirëpo, pa kaluar akoma 5 orë të plota, një ngjarje tjetër tronditi qytetin e Shtimes. Aty, një person mbeti I vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Krejt kjo ngjarje është zhvilluar në momentin kur 4 persona kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e një personi, i cili gjatë ditës së djeshme ishte kthyer nga Zvicra.

Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini i cili ka dhënë gjithë detajet e kësaj grabitjeje. Ai i tha Gazetës Blic se në momentin kur personat në fjalë kanë hyrë në pronën e pronarit në këtë lagje, e kanë plagosur me armë zjarri në këmbë.

“Diku rreth orës 3:20 është njoftuar Stacioni Policor në Shtime se ka një përleshje atje te lagja e Pajtimit në Shtime. Me të shkuar, patrulla ka vërtetuar se në shtëpinë e pronarit në këtë lagje, dyshohet se 3 apo 4 persona kanë hyrë brenda për të grabitur. Po dyshojmë që qëllimi i tyre ka qenë grabitja, për shkak se i njëjti, pronari i shtëpisë dje ka ardhur prej Zvicrës dhe ka qenë i vetëm në shtëpi. Pronari i ka parë të dyshuarit, dhe njëri prej të dyshuarve ka nxjerrë revolen dhe e ka plagosur pronarin e shtëpisë në këmbë”, tha fillimisht, Hajdini.

Me të dëgjuar krismën e revoles, sipas Hajdinit, në vendngjarje ka dalë edhe vëllai tjetër i pronarit të plagosur për t’i ardhë në ndihmë vëllait të tij.

“Pastaj, shkrepjen e ka dëgjuar edhe vëllai i pronarit i cili jeton në një oborr por në tjetër shtëpi, kanë dalë me vëllain e tij dhe kanë shkuar pas grabitësve dhe njërin prej të dyshuarve e kanë zënë në rrugë dhe e kanë goditur me mjete të forta, ku nga plagët i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ai.

Sipas majorit policor, i dyshuari është dërguar për obduksion mjekësor kurse, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Lini Një Koment