Shoqëria civile: Të japin dorëheqje ministrja Hoxha dhe ministri Hyseni për rastin Dehari

Një grup i shoqërisë civile dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke e mbajtur një protestë para Kuvendit të Kosovës për rastin e vdekjes së ish aktivistit të këtij subjekti Astrit Dehari.

Ndërkohë, protestuesit po kerkojnë  që t’iu dorëzohen  kërkesat që ata ia kanë bërë në peticion secilit deputet, raporton lajmi.net.

Besa Luzha nga shoqëria civile thotë se kanë dëshirë që  të zbatohetkërkesa  e tyre. “Ne duke pa tentimin që u ba me paraqit ketë seancë si vullnet i mire i PDK-së kemi dasht me ia kujtu mos me i injoru kërkesat,  ndër to janë dorëheqja e ministres Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm.

Presim që kuvendi me bo kërkesën për një ekspertizë të pavarur. Nuk po dijm a është vrasje apo vetëvrasje”, tha ajo.

Në këto çaste në sallën e Kuvendit është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme