Shpallen nominimet për veturën më të mirë të vitit 2019

Janë shpallur nominimet për veturën më të mirë të prodhuar gjatë vitit 2019 dhe fituesit do të shpallen gjatë muajit prill në New York Auto Show.


Agjenci dhe organizata të ndryshme shumë serioze në botë, ndajnë çmime për veturat, që i konsiderojnë si ndër më të mirat.

Megjithatë, World Car Award konsiderohet si më e kompletuara dhe fituesit që i zgjedh, plotësojnë pritshmëritë e të gjithëve.

Si çdo vit, juria ka marrë pjesë në shumë panaire dhe në bazë të kritereve të caktuara, ka zgjedhur dhjetë finalistët. Ato janë:

Audi e-tron, BMW 3 Series, Ford Focus, Genesis G70, Hyundai Nexo, Jaguar I-Pace, Mercedes-Benz A-Class, Suzuki Jimny, Volvo S60/V60 dhe Volvo XC40, janë të nominuarit për këtë vit.

Lajmit iu kanë gëzuar më së shumti kompanitë Hyunda dhe Volvo që kanë marrë nga dy nominime.

Pritet të kompletohen edhe listat e ngushta për kategoritë tjera automobilistike si vetura më e mirë urbane, luksoze, me apo tjera që ka perfomancën më të lartë.

Disa nga fituesit  për  nënkategori do të bëhen të ditur në Geneva Motor Shoë, ndërsa  fituesit kryesor për veturën më të mirë të vitit 2019 shpallen në Neë York Auto Shoë që do të mbahet më 17 prill.

Lini Një Koment