Shpend Ahmeti dhe Mimoza Kusari pritet të jenë pjesë e ekipit negociator të udhëhequr nga Fatmir Limaj

Partia Socialdemokrate nuk ka mohuar e as nuk ka pohuar se kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti do të jetë pjesë e ekipit negoaciator mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë nga ky subjekt politik thuhet se është herët për t’u diskutuar për emra të përveç, shkruan Insajderi.

Në një përgjigje me shkrim nga zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, pjesëmarrja e këtij subjekti politik në delegacionin shtetëror ka thënë se varet nga miratimi i projekt-rezolutës së propozuar nga kjo parti.

Ka deklaruar se projekt-rezoluta e PSD-së parasheh bashkë-drejtim të pozitës dhe opozitës.

“Pjesëmarrja apo jo e PSD-se në delegacionin shtetëror do te varet nga miratimi ose jo i projekt-rezolutës se saj. Qe kur i përket delegacionit shtetëror ajo parasheh bashkë-drejtim të ekipit negociues midis opozitës dhe pozitës, si dhe përfaqësim proporcional midis pozitës dhe opozitës në delegacionin shtetëror”, ka deklaruar Kuçi për Insadjerin.

Më tej ajo ka thënë se sipas projekt-rezolutës së PSD-së vendimmarrja e delegacionit shtetëror duhet të bëhet me konsensus dhe se për emra të përveçëm mund të flitet vetëm pasi të miratohet projekt-rezoluta e propozuar nga PSD.

“Sipas projekt-rezolutës se PSD-së vendimmarrja në delegacionin shtetëror do të duhet të jetë me konsensus. Çështja e përfaqësueseve të PSD-se në delegacionin shtetëror varet së pari nga miratimi i projekt-rezolutës. Tek pastaj mund të flitet për emra të përveçëm në delegacionin shtetëror për dialog”, ka deklaruar Kuçi.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në media është raportuar se Ahmeti do të jetë pjesë e ekipit negociator me Serbinë që aktualisht udhëhiqet nga Fatmir Limaj./Insajderi.com

Përvec PSD-së si parti opozitare pjesë e këtij ekipi ishte raportuar se do t’i bashkohej edhe Alternativa.

Lini Një Koment