Shpend Ahmeti: Duhet lobuar me shtetet që votuan kundër liberalizimit të vizave

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti njëherit edhe kryetar i Komunës së Prishtinës ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë sqarim nga vendet që kanë votuar kundër pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka shkruar se partitë politike në Kosovë duhet të kontaktojnë me partitë simotra në rrjetet e tyre, derisa ka garantuar se me socialdemokratët nuk do të kenë problem.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane duhet që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e që kanë votuar kundër për të kërkuar votën dhe sqarime”, ka shkruar Ahmeti

“Partitë në Kosovë duhet të kontaktojnë partitë simotra në Rrjetet e tyre për të kërkuar mbështetje.  Me socialdemokratët evropianë nuk do të jetë fare problem por ne do t’i kontaktojmë për çdo rast”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se “Shumica e deputetëve të Spanjës, Greqisë dhe Qipros të cilat që nuk e njohin Kosovën si shtet, edhe shumica e deputetëve të Francës dhe Holandës kanë votuar kundër”.

Lini Një Koment