Shpend Ahmeti: Padi ndaj RTK-së

23 Gusht 2016 – 09:30   Sakte.net

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Interaktiv ka paralajmëruar padi për mediumin që ka publikuar listën e të punësuarve, të punësuar të cilët u raportua se janë angazhuar jashtëligjshëm.

“Në atë listë janë njerëz të domosdoshëm për t’i ndaluar ndërtimet pa leje. Rezultatin e këtyre punësimeve e kemi të dukshëm. Prishtinës po i kthehet normaliteti, dhe ky është rezultati i njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje”, theksoi Ahmeti.

“Ne do të përgatisim padi për këtë listë. Padi ndaj InfoPressit edhe ndaj RTK-së”, deklaroi ai.

“Ata që janë të punësuar në Komunë, dhe ma kanë bërë “like” në Facebook, nuk do të thotë se janë aktivistë të Vetëvendosjes. Mund të jenë bërë aktivistë pasi e kanë parë punën në Komunë”, u shpreh kreu i Komunës së Prishtinës.