Shpend Ahmeti shpërfill ministrin Arsim Bajrami në 75 vjetorin e gjimnazit “Sami Frashëri”

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë sot shënoi 75 vjetorin e themelimit të tij. Përveç mysafirëve të tjerë në këtë shënim ishte edhe Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Kryetari Ahmeti uroi nxënësit dhe arsimtarët e gjimnazit, duke thënë se ky gjimnaz si institucioni i parë i arsimit të mesëm në Kosovë ka shërbyer si vatër e dijes për shumë gjenerata në Kosovë. Ai i përgëzoi ata për sukseset e shkollës dhe shfaqi bindjen për sukse të mëtutjeshme.

Por, ajo që ra në sy është shpërfillja që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i bëri ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit, i cili po ashtu ishte i pranishëm në ceremony./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme