Shpend Ahmeti:Liri për Çaushin,kujtoni përgjimet Pronto!

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka kerkuar që Driton Qaushi të lirohet menjëhere,ai këto reagime i ka bërë nëpërmjet rrjetit social facebook duke thënë se asgjë në këtë vend nuk duket demokratike përveq atyre që duan me cdo kusht ta shesin Kosoven.

Postimi i plote i Shpendit:

Kujtoni milionat e vjedhur!
Kujtoni milionat e humbur!
Kujtoni dhomen e deshmive!
Kujtoni procesin e privatizimit!
Kujtoni perqindjen e varferise!
Kujtoni nivelin e korrupcionit!
Kujtoni votat e blera!
Kujtoni skandalet e pasaportave, stendave, spitaleve!
Kujtoni papunesine!
Kujtoni ikjen e Hungarine!
Kujtoni pergjimet Pronto!
Kujtoni deputetet e blere me poste publike e terminale!
Kujtoni edhe uren mbi Iber!
Kujtoni djemte e tyre me tendera, rrahje me policine e skandale tjera!
Kujtoni edhe fabrikat qe nuk jane!
Kujtoni bordet!
Kujtoni heren e fundit qe keni qene ne spital!
Kujtoni cilesine ne shkolla!
E tash kujtoni edhe demarkacionin!
Dhe deputetin i cili mundohet qe ta ndal me koston e hymjes ne burg, sepse të gjitha këto lartë kanë ndodhur përkundër faktit që janë kundër ligjit dhe janë vepra penale.
Edhe pastaj më thuani qe gazi lotsjelles eshte jodemokratik dhe i papranueshem në shtetin tonë tërësisht “demokratik”.
Liri për Çaushin i cili betimin e deputetit që e ka dhënë po e respekton deri në shkronjen e fundit!!!/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme