Shpërthen Pioli pas humbjes nga Juventusi

Stefano Pioli ka akuzuar gjyqtarin për humbjen 1:0 nga Juventusi

 

Trajneri i Interit, Stefano Pioli ka shpërthyer me kritika ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes pas humbjes 1:0 nga Juventusi. Sipas Piolit, skuadrës së tij iu mohuan dy penallti në këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

“Na u mohuan dy penallti dhe mendoj se luajtëm në të njëjtin nivel me Juventusin”, tha Pioli.

“Jam i nervozuar për mënyrën si morëm golin. Nuk u pozicionuam mirë dhe Cuadrado ishte i lirë të bënte çfarë të donte”, shtoi më tej për Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium.

“Në pjesën e parë ishin disa vendime që na penalizuan. Krijuam raste gjithashtu na u mohuan dy penallti në pjesën e parë dhe këtë e ka parë shumë mirë gjyqtari ndihmës pasi kjo ndodhi 23 centimetra larg syve të tij”, theksoi mes tjerash Pioli. /Express/