Shpërthim në Gjermani, raportohet për të lënduar

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  

Kompania kimike “BASF” ka thënë sot se disa persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndodhur sot në ndërtesën e saj në jugperëndim të Gjermanisë.

 

Zëdhënësja e kompanisë, Ursula von Stetten, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes në liman në Ludwigshafen, ku edhe ndodhet kompania “BASF”, ku shkarkohen lëndët djegëse dhe gazi i lëngshëm, transmeton Express.

Ajo nuk ka mundur të tregojë se sa njerëz janë lënduar saktësisht.

Nuk dihet as shkaktari i shpërthimit./Express/