Shpërthim në Iran: 5 të vrarë, 9 të lënduar

Televizioni shtetëror i Iranit raporton se një shpërthim gazi në një lokacion të hulumtimit bujqësor në jug të Iranit i ka lënë pesë persona të vdekur dhe nëntë të tjerë të lënduar.

IRNA raportoi se shpërthimi i gazit ka ndodhur si pasojë e një lidhje të shkurtër elektrike në një lokacion nëntokësor, transmeton Express.

Incidenti ka ndodhur afër qytetit të portit, Bandar Abbas, rreth 1.200 kilometra në jug të kryeqytetit iranian, Teheran.