Shpërthim në Radiotelevizionin e Kosovës

Një shpërthim ka ndodhur të hënën mbrëma në oborrin e Radiotelevizionit të Kosovës. Në një njoftim të tij thuhet se sulmi ka ndodhur me granatë dore dhe ka kaluar pa dëme në njerëz.

Policia ka rrethuar objektin dhe po kryen hetimet, por ende nuk dihen hollësi rreth incidentit që ka kaluar pa dëme një njerëz.

Në kohën e shpërthimit brenda hapësirave të RTK-së ka pasur gazetarë dhe staf tjetër të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, njofton në faqen e tij të internetit Radiotelevizioni i Kosovës.