Shpëtim Idrizi: Greqia ka pretendime të rrezikshme që i synon nga censusi në Shqipëri

I ftuar në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai ngriti shqetësimin se me projektligjin e ri për censusin qeveria shqiptare krijon shtigje spekulative për shtimin fiktiv të komunitetit grek në Shqipëri.

Kjo sipas Shpëtim Idrizit do të çelte më pas pretendime të rrezikshme nga Greqia ndaj Shqipërisë. Kreu i PDIU-së tha se çështja e kombësisë nuk është si ndjehesh por duhet të provosh faktin dhe paralajmëroi dështimin e kësaj strategjie të mbështetur nga Athina e të toleruar nga Tirana.

 

“Nisur nga vizita e fundit e kryeministrit në Greqi, më bëri përshtypje një deklaratë e qeverisë greke zyrtare por edhe kryeministrit të Shqipërisë, që përshëndeste vendimin e qeverisë Shqiptare. Censusi të bëhet me bazë të vetëdeklarimit.

Pra besoj që e kujtoni që edhe 10 vite më parë është bërë kjo betejë dhe ne kemi qenë shumë aktiv. E para duhet të kuptojmë njëherë, fakti që censusi nuk është vendi ku dalin minoritetet. Pra censusi është një ushtrim statistikor i cili bëhet një herë në 10 vjet në të gjithë botën në të njëjtën moment për të marrë disa të dhëna demografike si numri i popullsisë, rezidentët, mosha, pasuria e tjerë. Absolutisht nuk është vendi ku kombet apo kombet apo shtetet nxjerrin minoritetet, është një ushtrim statistikor. Madje nëse i referohemi edhe ligjit për censusin marrin pjesë thotë të gjithë shtetasit shqiptar, shtetasit e huaj të cilët ndodhen në Shqipëri në 12 muajt e fundit, pra vetëm ata që janë rezident.

E thënë kështu në qoftë se Shqipëria ka rreth 3.7 milion banorë dhe 2.8 milionë banorë kanë qenë rezident para 10 vitesh në censusin e fundit. I bie që 30% e Shqiptarëve nuk do të jenë pjesë në këtë ushtrim dhe sigurisht do të mungojnë edhe 30 % i minoritarëve duke e marrë në pikëpamjen formale. Gjithmonë është ngritur një shqetësim përsa i përket censusit dhe të drejtës të minoriteteve për t’u përfaqësuar aty apo për t’u shfaqur”, tha kreu i PDIU-së.

“Çfarë ju shqetëson juve në këtë rast?” Ishte ndërhyrja e gazetarit Denis Dyrnjaja në studio.

“Shiko, e para sapo shpjegova që censusi nuk është vendi ku ndalin minoritetet. Minoritetet janë të përcaktuar në Shqipëri njehen që në vitin 1937 në qoftë se do të flasim për minoritetin Grek. Në kohën e mbretit janë përcaktuar edhe dy zonat minoritare të cilat sot janë dhe bashki. Ndërkohë Shqipëria sapo kaloi një ligj për minoritetet madje ne jemi dhe shumë kritik sepse Shqipëria doli me 9 minoritete. Pra 6 ka Kosova , Shqipëria ka 9 minoritete ndërkohë që dihet dhe e njohur botërisht që gjysma e Shqipërisë ndodhet jashtë (i referohet vendeve të ndryshme të botës).

Sigurisht ky është shqetësimi shumë i madh dhe do të thoja që ne me këtë plotësojmë pikën e 6 të kërkesave të Greqisë apo të Micotaqit babait të këtij që është sot. Në fakt më duhet të shpjegoj këtu qartësisht që çështja e minoriteteve nuk është një çështje se çfarë ndihesh, por një çështje fakti, duhet ta faktosh se çfarë je. Për këtë i referohem gjykatës së përhershme të drejtësisë ndërkombëtare të viti 1930, që atëherë është dhënë definicioni, i cili thotë “ Ekzistenca e një minoriteti është çështje fakti dhe jo çështje e të drejtës apo e çfarë ndihesh”. Do të thotë që në qoftë se dikush ndihet minoritet i një minoriteti tjetër padyshim që ai duhet ta pranojë. Madje ka një debat sot dhe nuk ka një dakordësi as nga Këshilli i Europës as nga OKB-ja (Organizata e Kombeve të Bashkuara) për sa i përket përkufizimit për minoritetet. Pra flitet për të drejta individuale sepse edhe minoritetet janë shumë janë minoritete kombëtare, linguistike, kulturore e tjerë e tjerë. Fakti i futjes i kësaj pyetje në census sigurisht që sjell një shqetësim të ligjshëm. Padyshim kjo është plotësimi i gjashtë i kërkesave të Micotaqit.

Është kërkesa e vazhdueshme e Athinës dhe presionit që ata i bëjnë qeverisë Shqiptare. Sigurisht që qeverisë Shqiptare sidomos kjo e fundit i ka ik shumë nga interesat kombëtare, apo nga raportet e reciprocitetit me Greqinë. Kam parasysh këtu faktin ngritja e varrezave për ushtarët grek, apo shumë lëshime të tjera në vazhdim. Siç është heqja e çështjes çame kërkesa për çështjen çame apo për shumë të drejta të tjera që përbëjnë vijat e kuqe të politikave të jashtme me Greqinë. Unë nuk mund ta kuptoj asnjëherë se për çfarë mund të bësh koncesion me interesant kombëtare. Por në qoftë se do të kthehemi tek censusi.

Nëse dikush ka probleme iu është mohuar e drejta për t’u shfaqur si minoritar ne kemi ligjin e gjendjes civile. Kushdo shkon aplikon dhe bën kërkesë nëse iu është mohuar kjo e drejtë për t’u shpallur. Nga krahu tjetër kush mendon, po marr në këtë rast minoritetin Grek i cili për hir të së vërtetës nëse ne do të shohim mënyrën sesi ata bashkëjetojnë me Shqiptarët. Po marr këtu shembullin e Konispolit e cila drejtohet nga një çam dhe janë dhe minoritar, nuk kanë asnjëllojë problemi por është çështje e politikës e cila futet brenda. Unë vetëm një pyetje kam për minoritetin grek. Nga censusi i fundit e deri më sot nuk kanë arritur ata vetë që të regjistrojnë sa janë ato.

Ata po ti pyesësh sot se sa jeni ata nuk e dinë këtë gjë. Risku është këtu sigurisht që nisur nga kërkesat e vazhdueshme e Greqisë në drejtim të Shqipërisë. Mos harroni që jemi në një vend që kemi një ligj lufte formalisht në fuqi. Jemi në një vend në të cilën akoma nuk janë identifikuar tradhtarët e Firences të vitit 1919 për përcaktimin e kufijve. Ne nuk kemi akoma një marrëveshje për kufijtë tokësor dhe detar, e cila nuk njeh çështjen çame, nuk njeh madje as Kosovën.

Unë nuk shoh qëndrime reciprociteti nga qeveria shqiptare. Ajo që synohet është që të dali një prani shumë e madhe e minoritetit Grek në Shqipëri. Ajo që është më e rrezikshmja kësaj radhe mos harroni që Greqia jo vetëm që ka ndryshuar emrat nëpër pasaportat shqiptare. Por në Greqi sot janë dhe 160 mijë homogjen, i kanë dhënë pra kartën e homogjenit. Në qoftë se herë tjetër për shkak se ata që marrin deklarojnë në census se janë rezident, i keni parë që vijnë nëpër shtëpia me formular. Kësaj radhe na kanë thënë që do të bëhet online, mjafton që ai nuk është në Shqipëri mund të shkoj në Greqi edhe nën presion dhe mund të dalë Shqipëria me 200-300 mijë minoritet Grek, i cili ka qenë një kërkesë e hershme e Greqisë dhe mbas kësaj sigurisht që vijnë ato që quhen diskriminim pozitiv. Ndërkohë po e përsëris Shqipëria dhe Greqia i kanë njohur minoritetet në zonat e tyre që në vitet 1937. Madje në qoftë se ju kujtohet ka pasur dhe një deklarim të ministrit Kocias i cili thoshte përcaktimi i zonave minoritare Dropulli, Finiqi në këtë rast. Madje ne kemi bërë dhe diskriminim pozitiv jashtë direktivave të BE-së që kemi krijuar dy bashki aty.

Vërtetë flitet për të drejta individuale të gjuhës, kulturës, arsimimit por nuk bëhet fjalë që të ngelin enklava. Pra edhe teoritë mbi minoritetet janë që ata të kenë të drejtat e tyre dhe individualisht por asnjëherë të mos jenë enklava apo të veçuar nga shteti me të cilën ata marrin pjesë. Meqë na bëjnë presion e komentet e kuadrit të Këshillit të Evropës. Greqia, Franca, Rumania, Turqia për shkak se janë shpallur vende homogjene nuk e kanë ratifikuar këtë lloj marrëveshje. E mbi të gjitha këto lëshime bien ndesh me interesat e Shqipërisë siç është çështja e Shqiptarëve të Çamërisë. Statusi i minoritetit etnik shqiptar për shqiptarët e Çamërisë që jetojnë në Greqi, apo për Arvanitasit e për shumë të drejta të tjera të cilat ne në mënyrë reciproke mund t’i kërkojmë”, u shpreh Shpëtim Idrizi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme