Shqetësuese: Edhe një aksident tjetër ndodh në rrugën Lipjan – Ferizaj

Këtë të shtunë ka qenë shqetësues numri i aksidenteve të komunikacionit që ndodhën, e njëri nga ta me tre të vdekur.

Një aksident tjetër, por fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur para pak minutash në rrugën Lipjan-Ferizaj.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje të një veture të rrokullisur, që sipas tyre, është veturë civile e KFOR-it amerikan.

Me të marrë informatën, në vendin e ngjarjes kanë dal ekipet policore dhe po merren me rastin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme