Shqipëri, Basha mbledh kryesinë për vijimin e aksionit politik

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, pritet që në orën 11:00 të kësaj të hëne të zhvillojë  mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit. Në takim do të flitet për masat organizative për vijimin e aksionit politik.

Një tjetër pikë, është edhe organizimi i protestës së 13 Prillit në Tiranë. 

Opozita e bashkuar nuk i ka ndalur protestat për asnjë moment, duke kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama, me pretendimin se qeveria është e përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Çdo muaj PD dhe LSI organizojnë protestat kombëtare në Tiranë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme