Shqipëri – Maqedoni, vdes tifozi nga Kosova

Kadri Shkrela, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me shtyllën elektrike pas stuhisë që mbërtheu dje Shkodrën.

Kishte udhëtuar nga Kosova për të ndjekur ndeshjen e parë të Kombëtares për eliminatoret e botërorit në Shkodër, por nuk ka mundur të kthehet i gjallë në shtëpi.

Tifozi 65-vjeçar, Kadri Shkrela, ka humbur jetën pasi ra në kontakt me shtyllën elektrike pas stuhisë që mbërtheu dje Shkodrën, e cila u bë shkak edhe për ndërprerjen e ndeshjes.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin Bishanaku, ose e njohur si “Rruga e Gjanë”, afër stadiumit “Loro Boriçi”.

Mësohet se tifozi nga Kosova ishte mbështetur në shtyllën e ndriçimit, por për shkak të mbushjes së saj me ujë, 65-vjeçarin e zuri korenti, duke i shkaktuar vdekjen.