Shqiperi

Kriza e thellë politike, Basha takim 40 minuta me Metën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin Ilir Meta. Takimi mes Bashës dhe Metës vjen në një kohë kur politika shqiptare ndodhet në krizë të thellë disamujore. Presidenti Ilir Meta vendosi të mos i njihte zgjedhjet e 30 qershorit, duke dekretuar si datë të zgjedhjeve vendore 13

Lazaratasit nuk heqin dorë, policia iu gjen kanabis të kultivuar në banesa

Në kuadër të operacionit të koduar “Sopoti”, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pesë persona nga Lazarati.  Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat; S.A., 40 vjeç,

Kriza politike në Shqipëri, deklarohet Basha: “Nuk ka dialog me Ramën”

Në përfundim të mbledhjes me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar, kryedemokrati Lulzim Basha tha se “kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore”, shkruan rtsh. “Dhe kjo krizë politike mund dhe do të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe standardeve perëndimore. Fund pandëshkushmërisë të politikanëve të kapur duke vjedhur votat, ndëshkim

DASH: Shqipëria, vend i vështirë për të bërë biznes

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të enjten raportin mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019. Në pjesën për Shqipërinë, thuhet se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vazhdojnë në Shqipëri. Në vitin 2016, qeveria shqiptare miratoi

Cakaj jep një lajmë të rëndësishëm për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Shqipëria financon funksionalizimin e Qendrës Kulturore në Bujanoc Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanocit

Rreshjet e shiut gjatë natës, pëmbytet Vlora, Gjirokastra e Saranda

Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në jug të vendit. Në Vlorë, rrebeshi i shiut shkaktoi përmbytje në disa akse kryesore të qytetit. Përmbytje pati në bulevardin Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e Vlorës, lagjia “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa

Protesta/ Basha, thirrje shqiptarëve: Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ftoi nëpërmjet Facebook qytetarët që të bëhen pjesë e protestës së sotme para Kryeministrisë, për të treguar sipas tij vendosmërinë për të larguar Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendit mundësi për çdo shqiptar, duke zgjedhur me votë të lirë një qeveri që punon në interes të qytetarëve. “Padrejtësinë, pamundësinë,

Kuvendi i Shqipërisë sot seancë për shkarkimin e Metës

Pasditen e sotme në orën 17.00 është thirrur një seancë e jashtëzakonshme parlamentare në Shqipëri për të diskutuar ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pas një debati prej dy orësh, pritet të merret vendim, ndërkohë që gjithçka pritet të përfundojë brenda orës 19.30. Gjithçka pasi kreu i shtetit anuloi datën

Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit nën mbrojtjen e UNESCO-s (VIDEO)

Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e 43-të të zhvilluar të premten në Baku të Azerbajxhanit miratoi me shumicë votash kërkesën e Shqipërisë për regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO. Vendimi i pranimit është pohuar nga delegacioni shqiptar që po merr pjesë në këtë

Mogherini: Gabim i madh nëse nuk hapen në tetor negociatat me Shqipërinë

Gabim të madh e konsideron Federica Mogherini, përfaqësuese e BE-së për Politikën e Jashtme, nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen në tetor negociatat për anëtarësim. “Mendoj se duhet të jetë e besueshme. Nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk marrin vendim, sidomos për hapjen e negociatave (të anëtarësimit) me Shqipërinë dhe Maqedoninë