Shqipëria mbetet kanali kryesor për transportin e drogës drejt Italisë

Shqipëria vazhdon të mbetet kanali kryesor për transportin e drogës drejt Italisë. Ky është konkluzioni i Drejtorisë së Përgjithshme e Antidrogës italiane në publikimin e raportit vjetor mbi të dhënat e trafikut të lëndëve narkotike në Itali.

Në bazë të këtij raporti, viti 2018 konsiderohet viti me sekuestrimin rekord të drogës që prej vitit 1985. Ndërkohë Shqipëria mbetet kanali kryesor i transportit të marihuanës përmes detit Adriatik drejt Italisë e shtetasit shqiptarë të arrestuar e të denoncuar për trafik lëndësh narkotike përbëjnë përqindjen më të lartë të numrit të përgjithshëm të trafikantëve të drogës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shqipëria – thuhet në këtë raport – është kanali kryesor furnizues për Italinë e vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marihuanës së sekuestruar gjatë këtij viti. Sasia e së sekuestruar nga Shqipëria është rreth 6.313,6 kg lëndë narkotike.

Raporti i antidrogës italiane informon se në territorin italian gjatë vitit 2018 janë arrestuar e vënë nën akuzë për trafik lëndësh narkotike 1917 shtetas shqiptarë, 2 për qind më pak në krahasim me vitin 2017, kur numri i tyre ishte 1967. Pjesa më e madhe e sasisë së marihuanës së sekuestruar në Itali më 2018 është transportuar nga Shqipëria përmes rrugëve të ndryshme e kryesisht detare.

Antidroga italiane ka sekuestruar gjithsej 14.258.98 kg marihuanë më 2018. Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marihuanës në Itali veprojnë kryesisht në rajonin e Puglias e në Campagna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme