“Shqipëria mund të strehojë deri në 600 mijë refugjatë”: MB sqaron deklaratat e zv/ministrit

“Shqipëria ka kapacitete të mbajë deri në 600 mijë refugjatë”.

Këtë e ka pohuar Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i intervistuar nga televizioni gjerman ZDF.

Në një reportazh të kanalit gjerman, ku flitet mbi planin e qeverisë austriake për ngritjen e një kampi emigrantësh në një vend të Ballkanit Perëndimor jo anëtar i BE, Hodaj shpjegon se Shqipëria është e sprovuar në përballimin e situatave të jashtëzakonshme të emigrantëve. Hodaj sjell në vëmendje rastin e shpërnguljes në vendin tonë të kosovarëve gjatë kohës së luftës, në vitin 1999.

Por ky lajm ka shkaktuar kaq shumë debat, sa Ministria e Brendshme doli me një deklaratë.

“Nisur nga jehona mediatike e një kronike televizive të rrjetit gjerman ZDF, në datë 19.06.2018, me qëllim evitimin e spekulimeve dhe keqpërdorimeve të përmbajtjes së kësaj kronike, Ministria e Brendshme sqaron se:

– Ndërtimi i kampeve për imigrantë nuk është një çështje në shqyrtim apo në diskutim. Askush nuk e ka kërkuar deri më sot dhe askush nuk e ka ofruar një gjë të tillë.

– Thëniet e zv.ministrit Julian Hodaj, të cituara në kronikë janë përgjigjja e një pyetje konkrete: 
“Çfarë mund të bënte Shqipëria në kushtet e një emergjence imigrantësh?” 
Përgjigjja e kësaj pyetjeje është ajo që citohet: “Shqipëria e ka treguar gjatë luftës së Kosovës se është në gjendje të përballojë këto emergjenca”.
Pra përgjigjja lidhet me një situatë hipotetike emergjence, si ajo gjatë luftës së Kosovës ku pati një angazhim shtetëror e popullor, dhe jo mbi një diskutim nëse një kamp mund të ndërtohet ose jo në Shqipëri,” thuhet në deklaratën e MB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme