Shqiptarët rrahën rrugëve të Italisë me sëpata, kamxhik dhe kaçavida

6 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rutigliano të Barit, pasi janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Via Mola, ndërsa e gjitha skena është parë nga banorët e zonës dhe makinat që kalonin. Raportohet se njëri nga grupet e përfshira në sherr është nga Kavaja dhe grupi tjetër nga Rrogozhina.

Sipas mediave italiane, njëri nga shqiptarët kishte pistoletë, ndërsa të tjerët kanë përdorur sëpatë, kamxhik dhe kaçavida.

Në pamje shihen se si dy nga shqiptarët përpiqen tja mbathin me makinë, por pas një rrotullimi përplasen me pemën.

Pas kësaj, makinës i afrohen 4 shqiptarët e tjerë të cilët i nxjerrin nga makina me forcë 2 bashkatdhetarët e tyre. Një nga shqiptarët shfaqet i plagosur në kokë dhe në fytyrë.

Fillimisht policia ka arrestuar 4 nga shqiptarët dhe më pas edhe 2 të tjerët të cilët kanë tentuar të fshihen.Video Player

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme