Shqiptarët u vranë kur i përfaqësonte vetëm BDI-ja, e jo tani kur i përfaqësojnë 5-6 parti

Shkruan, Safet Xhelali

 

Ali Ahmeti u tregua mjaft “azgan” në studion e Tv21 dhe e goditi tavolinën me grusht. Po ta kishte goditur kështu tavolinën e Gruevskit, mendoj se nuk do të ishin vrarë Begu e Mirsadi me shokë. Nuk do të ishte granatuar Lagja e Trimave si Vukovari. Nuk do të kishte ndodhur rasti Monstra, e nuk do të ishte realizuar projekti famëkeq Shkupi 2014. 16 vite të plota nuk na prezantuan pesa-gjashtë parti as te presidenti, as në Qeveri. Na prezantove ti dhe partia jote.

 

Pikërisht gjatë këtyre viteve shqiptarëve u ndodhën tragjeditë më të mëdha. Shqiptarët kanë probleme kur i prezanton vetëm ti dhe partia jote te presidenti e në Qeveri, e jo kur i prezantojnë pesë ose gjashtë parti. Gjoja keqardhja jote pse shqiptarët qenkan përçarë në 5-6 parti nuk është aspak e sinqertë.

Mendoj se të vjen keq që nuk e ke më komoditetin që i vetëm të bësh pazar me maqedonasit pert fatin e shqiptarëve, prandaj të pengojnë 5-6 delegacione te Pendarovski. Ti për interesin tënd ishe në koalicion me Gruevskin, Jankullovskën e Mijallkovin. Nuk e pate aspak problem të kërkosh ndihmë as nga Boshkovski, Seçeviqi e Pavle Trajanovi.

 

Kur na prezantojshe vetëm ti me partinë tënde u dhanë miliona për mbrojtjen e Tarçullovskit në Hagë. Si thua ti, shqiptarët janë të marrë dhe kanë harruar kaq shpejt? Jo, jo. Të paskan mashtruar shumë keq Bujari e Artani. Mos i dëgjo më se do të bëhesh hor para opinionit. Por ti din. Sa për mendimin tim lirisht mund ti biesh tavolinës edhe me kokë, e jo vetëm me grusht, por kot e ke. Shqiptarët nuk të besojnë më.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme