Shqiptari habit Gjykatën britanike: I dhashë “Ujkut” 6 mijë euro, por ai më mban skllav

Një emigrant shqiptar i jashtëligjshëm ndodhet pas hekurave, pasi akuzohet se po kujdesej për një serë kanabisi në rrethinat e Yorkut të Anglisë.

26-vjeçari Leontjef Zenelej, u shpreh përpara autoriteteve britanike se ishte trafikuar nga Shqipëria nga një bashkëkombës i tij dhe ishte detyruar të punonte në serën me kanabis.

Gjatë mbrojtjes së tij, Zenelaj tha se kishte qenë 21 vjeç kur kishte vendosur të emigronte drejt Britanisë. Ai tha se një person me nofkën “Ujku” i kishte siguruar atij dokumente false dhe udhëtimin drejt këtij shteti në këmbim të 6 mijë eurove.

26-vjeçari tregoi se për të shkuar në Britani kishte përdorur dokumentin e identifikimit rumun dhe se kishte udhëtuar për 1 muaj me autobus e kamion, duke përshkuar 6 shtete, para se të mbërrinte në destinacion. Para Gjykatës, shqiptari deklaroi se organizatorët e kishin detyruar që të punonte në fabrikën e kanabisit, duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij. Megjithatë, në fund pretendimet e tij nuk u pranuan nga Gjykata dhe dënimi për të riun pritet të jepet në fund të muajit, transmeton TCH.

Por pasi gjykata u njoh me faktin se gjatë kohës që kujdesen për kanabisin, 26-vjeçari udhëtonte për qejf së bashku me të dashurën e tij nëpër Angli, trupa gjykuese hodhi poshtë pretendimet e tij për skllavëri moderne dhe e shpalli fajtor.

Prokurori David Ward tha se policia kishte gjetur 49 bimë kanabisi së bashku me pajisjet e nevojshme për kultivimin e lëndës narkotike në fabrikën në fjalë, gjatë një operacioni të zhvilluar në nëntor të 2018-s.

Ata gjetën gjithashtu 320 paund kesh, një telefon në të cilin ndodhej një video e Zenelajt duke numëruar paratë, si dhe dokumente identifikimi false, rumune e italiane.

E dashura e tij nuk u hetua.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme