Shqiptari humbi jetën ditën e parë të punës

Ka përfunduar pas 8 vjetësh gjykimi në shkallë të parë për vdekjen në portin e Livornos të punëtorit shqiptar Dashnor Quallia. 38-vjeçari, i martuar, baba i dy fëmijëve të moshës 12 dhe 9 vjeç në kohën e tragjedisë ishte në ditën e tij të parë të punës.
Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar ishte ngjitur në bigën lundruese Mediterraneo për të kryer punime në anijen Amoretti.

Ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhuboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt,

Procesi i shkallës së parë u mbyt me dënimin e 6 prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit ishin 10 të akuzuar për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa 3 të tjerë me nga 1 vit.

Lini Një Koment