Shqiptari me Ferrari shtangë policët spanjollë

Një shqiptar ka habitur policinë spanjolle në autostradën AP-7 duke ecur me një shpejtësi “skëterrë” prej 242 km/h në një kohë që kufiri maksimal i shpejtesise ishte 120 km/h.

Ai u arrestua nga policia e Katalonjës pranë qytetit Riudellots de la Selva.

Identiteti i tij nuk dihet, por sipas mediave lokale raportohet se shqiptari 26-vjeçar u arrestua të martën por u lirua pasi gjykata vendosi të hetohej në gjendje të lirë për dy vepra penale kundër sigurisë rrugore.

Nga testet e kryera rezultoi se ai nuk kishte konsumuar drogë apo alkool.