Shtatë deputetë të opozitës, së shpejti para gjyqit

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sipas raportit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2015 janë të pazgjidhura 1,258 lëndë.

Por rasti ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës kishte nisur të shqyrtohej në gjyq vetëm dy muaj pas ngritjes së aktakuzës, transmeton KTV.

Por janë mbajtur krejt dy seanca dhe atë sa ende po vazhdonte gazi lotsjellës brenda Kuvendit të Kosovës.
Pezullimin që nga muaji shkurt të rastit ndaj Albin Kurtit, Donika Kadaj Bujupit, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit, Gjykata Themelore e Prishtinës e quan procedurë të rregullt. Seanca e shqyrtimit kryesor, sipas Gjykatës, pritet të caktohet së shpejti.

Pos 4 deputetëve të Vetëvendosjes, edhe dy të tjerë të kësaj partie dhe një i Nismës për Kosovën kanë të ngritur aktakuzë, por nuk është mbajtur asnjë seancë.

Derisa deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë për televizionin se ai nuk ka marrë kurrë një njoftim e as aktakuzë për rastin. Megjithëkëtë, Gjykata ka konfirmuar për KTV-në se rasti do të fillojë pas një muaji.

Shtatë deputetët e opozitës akuzohen nga Prokuroria për veprat penale: përdorim i mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme