Shtyhet gjykimi për Jankulloskën, Boshkovskin, Grujevskin dhe Mijallkovin

Edhe seanca e sotme për lëndët ”Shënjestra-Fortesa” u shty për më 27 mars, edhe pse të pranishëm ishin të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankulloska.

Megjithatë, në seanca vazhdojnë të mungojnë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, pasi që janë në paraburgim në Selanik dhe pritet ekstradimi i tyre.

Edhe në këtë lëndë ka patur ndarje të re, kështu që lënda është në duar të gjykatëses Xheneta Bektoviq, e cila duhet që ta shqyrtoj lëndën deri më 27 mars./Telegrafi