Shtyhet seanca për Gashin, Lushtakun e Shalën

Është shtyrë seanca fillestare ndaj Endrit Shalës, Dardan Gashit e Sami Lushtakut për datën 27 shkurt.
Kjo me kërkesë të avokatit Arianit Koci që propozoi që seanca të shtyhet, e kjo sipas tij pasi që ju duhet më shumë kohë.

Koci tha se sot kanë pranuar një provë për të cilën i duhet kohë për ta analizuar dhe për të t’u konsultuar me klientin e tij, Dardan Gashin.

Edhe, Sami Lushtaku ka kërkuar që seanca të shtyhet për arsye shëndetësore, raporton T7.

Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Malishevë ka aprovuar propozimin e palëve dhe seanca është shtyrë.

Lini Një Koment