Shuhen 130 biznese, regjistrohen 340 të reja brenda 6 muajsh

Të dhënat e Qendrës Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Prizren tregojnë se në periudhën kohore janar – 15 qershor 2016 në këtë komunë janë shuar 130 biznese, shkruan sot Koha Ditore.

Por, nga ana tjetër, në këtë qendër janë regjistruar afro 340 biznese të reja. E në 230 raste janë bërë ndryshime në biznese. Por për autoritetet lokale sfidues mbetet arkëtimi i taksave për veprimtaritë afariste.

Shifra e taksave të paarkëtuara komunale nga bizneset është mbi 5.3 milionë euro. Taksa e caktuar për veprimtaritë afariste në vitin 2016 është 437 mijë euro, ndërkohë që deri më 15 qershor 2016 janë arkëtuar mbi 55 mijë euro./Koha Ditore

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë