Shukri Buja e konfirmon se Nehat Thaqi ishte ushtar i tij

Dilemave dhe raportimeve të ndryshme nëse Nehat Thaqi, komandant i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i arrestuar javë më parë nga Serbia, ka qenë ose jo pjesëtarë i UÇK-së, u ka dhënë fund Shukri Buja, aktualisht deputet i PDK-së.

Në seancën e Kuvendit të thirrur për arrestimin e Thaqit, Buja në cilësinë e deputetit, e konfirmoi publikisht se Thaqi ishte ushtar i tij, në kohën e luftës.

Buja i cili ka qenë komandant i UÇK-së deklaroi se Thqi ka qenë ushtar i tij, raporton lajmi.net.

Madje Buja tha se emri i Thaqit është edhe në listën e veteranëve të UÇK-së.

Ai njëkohësisht bëri thirrje që institucionet të bëjnë më shumë që Thaqi të lirohet.

Gjatë ditës, mbrojtj e Thaqit ka deklaruar se ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Rikujtojmë se sot është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e inicuar nga Gëzim Kelmendi, kryetar i Partisë Fjala dhe aktualisht deputet i pavarur.

Deputetë të shumtë gjatë fjalimeve të tyre kanë kërkuar lirimin e Thaqit nga Serbia duke e quajtur këtë akt të papranueshëm.