Shumë e madhe parash janë gjetur në Fushë Kosovë, policia s’po e gjen personin që i kanë humbur

Një shumë e konsiderueshme e parave është gjetur në dyshemenë e një marketi në Fushë Kosovë, të cilat mendohet t’i kenë rënë dikujt nga pakujdesia.


Policia thotë se rasti ka ndodhur në fund të muajit të kaluar, dhe ende nuk është arritur që të identifikohet personi të cilit i kanë humbur paratë që ato t’i kthehen, shkruan gazetametro.net.

“Më datë 28/04/2018, kemi pranuar informatën se në një market në Fushë Kosovë, një qytetarit i kanë humbur ( i kanë rënë në dysheme) një shumë e konsiderueshme e parave. Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia thotë ta ketë lëshuar këtë njoftim që përmes tij të mund të ndihmohet në gjetjen e personit që i kanë humbur këto para.

Bëhet e ditur se shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lutet qytetari që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme