Shumë shpejt kjo sëmundje e rëndë do të zbulohet vetëm me një analizë të gjakut

Shkencëtarët janë shumë afër një zbulimi të madh mjekësor. Sipas tyre shumë shpejtë do të arrihet që me anë të një analizë të thjeshtë të gjakut të detektohen shenjat e para të sëmundjes se Alzheimerit dhe disa formave të tjera të demencës, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Metodat e deritanishme për zbulimin e sëmundjes së Alzheimerit siç janë skanimet e trurit dhe testet që bëhen në shtyllën kurrizore janë shumë të shtrenjta dhe jo praktike, prandaj është parë nevoja për të zbuluar disa metoda më të thjeshta.

Dr. Richard Hodes, autor i këtij zbulimi e ka quajtur këtë arritje të madhe dhe shumë premtuese në fushën e diagnostikimit të shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve neurologjike, të cilat janë shumë të përhapura. Përafërsisht 50 milion njerëz në botë, vuajnë vetëm nga sëmundja e Alzheimerit.

Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve si ajo e Alzheimerit, do të mundësonte kapjen më të shpejtë të simptomave dhe shërimin e tyre.

Ky test do të funksionojë si një analizë rutinë, e cila me anë të pasqyrës së gjakut do të arrijë të detektojë simptomat e para të sëmundjes së Alzheimerit. Sipas eksperimentit të fundit, ky test ka arritur të identifikojë 92% të njerëzve me sëmundjen e Alzheimerit.

Shkencëtarët shpresojnë që shumë shpejt ky test do të fillojë të aplikohet dhe të jetë praktikë mjekësore në të gjitha spitalet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme