Shumë studente serbe shesin trupin për më pak se 10 euro

Një pjesë e madhe e studenteve serbe, shkaku i gjendjes së rëndë material detyrohen të prostituohen. Në luftën për mbijetesë, disa nga ato e shesin trupin për 1000 dinarë apo më pak se 10 euro.

Mediat serbe raportojnë se prostitucioni tek studentet në Beograd ka lulëzuar gjatë vitit të fundit, ndërsa arsye kryesore thuhet të jetë varfëria. Disa studente kanë zgjedhur këtë mënyrë të jetesës për të fituar para në mënyrë që të jenë në gjendje të paguajnë tarifat e shkollimit, ushqimin dhe veshmbathjen. Shumë prej tyre janë studente të dalluara gjatë ditës, mirëpo natën shndërrohen në prostituta që presin myshterinj tek “Ura e Kaltër” apo stacioni hekurudhor. E derisa prostitutat elitare arrijnë të fitojnë qindra euro për disa orë, mjerimi i detyron këto studente që të ofrojnë shërbime seksuale në vlerë prej 1000 – 2000 dinarë (10 – 15 euro), transmeton portal Sakte.net

Me këtë zeje pos vajzave studente kanë filluar të meren edhe djemtë.

“Pajtohen me çdo kërkesë, ndërsa shërbimet i ofrojnë në veturë ose në shtëpi të klientit. Çmimet janë aq të ulëta për shkak se paratë iu duhen urgjentisht për mbijetesë, ndërsa nga ana tjetër, edhe konkurrenca është e lartë e ul çmimin”, ka rrëfyer një burim në kushte anonimiteti.

Goran Miletiç, drejtor i programit për Mbrojtjen e të Drejtave Civile ka thënë se kjo situatë duhet të kërkohet në gjendjen në të cilën ndodhet shoqëria serbe.

“Ju duhet të viheni në situatën e këtyre vajzave. Ato përpiqen të gjejnë një mënyrë jetese për të dal nga situata në të cilën ndodhen, situatë e cila i çon që mos të kenë çfarë të hanë dhe mos të kenë ku të jetojnë”, deklaron Miletic.

Ndërsa psikoterapisti Zoran Milivojeviç beson se prostitucioni mes studenteve femra është një zgjedhja e tyre e dëshpëruar.

“Të rinjtë nuk shohin perspektivë, konsiderojnë se kjo është situatë pa zgjidhje, se çdokush që ka vlejtur diçka ka ikur jashtë, ndërsa ata që kanë mbetur brenda Serbisë duhet të mbijetojnë “, ka deklaruar Milivojevic, i cili konkludon se për këtë arsye prostitucioni mbetet e vetmja zgjidhje për shumë prej tyre që zgjedhin këtë rrugë./Sakte.net