Shumë të zhdukur në Indi pas shembjes së urës në autostradën kryesore

Të paktën 22 persona janë zhdukur pasi një urë e autostradës kryesore, që lidh qytetin e Mumbai me plazhin turistik Goa në Indinë perëndimore u shemb.

Zyrtarët thanë se dy autobusë që transportonin pasagjerë janë përmbytur në një lumë të mërkurën.

Oficeri i policisë Sanjay Patil tha për Associated Press se ekipet e shpëtimit nuk kanë vërejtur ndonjë automjet apo të mbijetuar. Shirat e mëdha janë duke penguar operacionet e shpëtimit.

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë