Si do të përgjigjej NATO nëse Serbia anekson Veriun?

Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg i pyetur nga gazetarët se si do t’u përgjigjej aleanca euro-atlantike pretendimeve për aneksimin e Veriut të Kosovës, siç ka ndodhur me Krimenë në Ukrainë, ka kujtuar se në Kosovë do të vazhdojë prania e trupave të KFOR’it për të siguruar stabilitet në këtë pjesë të Ballkanit.

 

“Prania E KFOR’IT është themeli i paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Për këtë kemi vendosur ta vazhdojmë këtë prani”, tha Stoltennberg në konferencën e mbajtur pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

“Mesazhi kryesorë është që të qetësoheni, dhe mos të shfrytëzohet retorika që ngreh tensionet”, shtoi ai, duke kujtuar NATO mbështetë dialogun e Brukselit dhe pret implementimin e marrëveshjeve të arritura atje mes Kosovës dhe Serbisë. /GazetaExpress/ .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme