Si duhet trajtuar infarkti akut i miokardit brenda dy orësh

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Dr. Basri Sejdiu, ka folur për projektin nacional për trajtimin e infraktit akut të miokardit brenda dy orësh me pacient nga e gjithë Kosova në QKUK.

Ai ka treguar se projekti do të nis më 18 prill, do të trajtohen stafi mjekësor në qendra të mjekësisë familjare si dhe spitale rajonale për të kryer EKG dhe për ta diagnostikuar infarktin.

Nëse pacienti do të diagnostikohet me infrakt, me anë të një njoftimi do t’i shmang të gjitha procedurat dhe pacienti do të pranohet menjëherë në sallën e operacionit.

“Më 18 prill do të përurohet projekti për trajtimin e infraktit akut të miokardit brenda dy orësh. Ky projekt nacional është shumë i rëndësishëm sepse njeriu porsa të përjetoj infarktin dhe të diagnostikohet me anë të një EKG-je nuk do t’i shmang të gjitha procedurat tjera dhe do të pranohet drejt në sallën e operacionit dhe do të bëhet hapja e artieries e cila ka shkaktuar infarktin. Përveç që do të shpëtohet jeta, pacienti do të kaloj edhe pa pasoja dhe pa invaliditet”, ka treguar Sejdiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme