Si kanë mbijetuar shqiptarët ortodoksë në Maqedoni (Video)

Krahina e Rekës së Epërme në Maqedoninë perëndimore, dikur ka qenë vendbanimi i mijëra shqiptarëve ortodoksë.

Por gjatë historisë, ata janë përballur me presione të ndryshme politike për ta tjetërsuar identitetin e tyre etnik dhe kombëtar.

Gjatë periudhës osmane, dhe sidomos gjatë fundit të shekullit të 18-të dhe deri në gjysmë të shekullit të 19-të, një pjesë e madhe e tyre u konvertuan në myslimanë.

Pas krijimit të Ekzarkisë Bullgare në shekullin e 19-të, ata iu nënshtruan presionit për t’u bërë bullgarë.

Mes viteve 1912-1916 kur Serbia pushtoi territoret lindore shqiptare, rekalinjtë e panë vetën përballë presionit për t’u bërë serbë.

Kurse gjatë Mbretërisë SKS dhe gjatë Jugosllavisë, Kisha Autoqefale e Maqedonase u përpoq t’i bënte për vete duke i shndërruar në maqedonas.

Megjithatë, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme ka arritur t’i bëjë ballë gati fshehtas asimilimit.

Se cila është historia e këtij komuniteti dhe si jetojnë ata sot, mund të kuptohet nga edicioni i kësaj të enjteje i emisionit COSMO në KTV, që transmetohet në ora 22:25 minuta.

Lini Një Koment

Lini Një Koment

Shiko t'gjithë komentet

Veq Lexuesit e regjistruar mund të komentojnë