Si kundërpërgjigje të dhuratave ruse për Serbinë, SHBA-të i dhurojnë Kroacisë helikopterë luft

Janë ulur sot në Aeroportin Zemunik në Zarë, pesë helikopterë të tipit “Kiowa Warriors”, të cilët SHBA-të ia kanë dhuruar Kroacisë.

Në total, Washingtoni do t’ia dhurojë Zagrebit 16 helikopterë. 11 helikopterët e tjerë do të mbërrijnë në Kroaci brenda vitit të ardhshëm.

Pos tyre, Ushtria kroate ka marrë edhe pjesë rezervë, si dhe simuluesin për stërvitjen e pilotëve.

Bëhet fjalë për helikopterë luftarakë të lehtë. Fal tyre, Ushtria kroate do të bëhet shtet dominues në Ballkan sa i përket manovrimit në ajër dhe sistemit ajror, shkruan “Jutarnji list”.

Këta helikopterë shihen edhe si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, që ka marrë disa helikopterë dhuratë nga Rusia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme