Si mund të bëhet presion ndaj mediave? Saraçini-Kelmendi: “Mos luani me liçencat tona”

Propozim-ligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale sot u ndesh me një fazë të re kritikash dhe kërkesash për ndërhyrje në të.

Drejtoresha e gjenerale e Radiotelevizionit 21, Afërdita Saraçini-Kelmendi tha se në Maqedoni, në ligjin për media nuk ka transparencë dhe nuk ka trajtim të njëjtë të hapësirave mediatike . Sipas saj, leja për mbulim nacional nga Agjencia për shërbime audio-vizuale duhet të jetë e mjaftueshme për t’u transmetuar tek të gjithë operatorët kabllorë. “Mënyra më e mirë për të ushtruar kontroll mbi një medium, është kufizimi i mbulimit të transmetimit”, thotë Kelmendi-Saraçini.

“Me licencat tona po luajnë rrjetet kabllore dhe operatorët. Kjo është jo-transparencë, kur është Must-carry i vendosur në ligj sikurse në Direktivat evropiane, atëherë nuk mund të ketë problem sepse atëherë unë bart përgjegjësi vetëm për rregullatorin tim dhe jo për operatorët. Këtu d.m.th kemi problem, na vendosni në pozicion ne të flasim me operatorët t’i lusim t’u japim para, t’i blejmë , të na blejnë . A kuptoni se çka po ndodh? Ky është problem dhe kjo duhet ndryshuar”, tha Afërdita Saraçini – Kelmendi, drejtoresh e TV21.

Përfaqësues të mediave, organet e rregullativës dhe sektorit civil, drejtuan shqetësimet e tyre tek komisioni parlamentar për Transport dhe Lidhje. Ndërsa ndër temat e diskutimit përsëri ishte edhe buxheti i shërbimit publik. Naser Selmani nga SHGM, tha se nuk mund që qeveria të presë një shërbim publik më kualitativ me një buxhet të zvogëluar, ndërsa fakti që nuk ka rrjet të korrespodentëve, është i turpshëm.

“Nëse nuk rritet përqindja e buxhetit të TVM-së , e gjithë kjo do të thotë se kemi bërë një ligj të mirë, por efektet nuk do t’i arrijmë. Për pavarësinë dhe profesionalizimin e TVM-së janë kyçe mjetet financiare. Nëse një institucion nuk ka një pavarësi financiare, nuk ka as pavarësi politike”, tha Selmani.

Ministri për Transparencë dhe Komunikime, Robert Poposki tha se ideja është që përmes sjelljes së këtij ligji, Qeveria do të mbajë duart larg nga mediat, ndërsa sa i përket buxhetit të shërbimit publik, ai tha se kanë vendosur një klauzolë ku sipas nevojës, RTM-së do t’i jepet buxhet shtesë.

“Askush nga ne nuk thotë se ky buxhet është i mjaftueshëm, megjithatë ne po parashikojmë buxhet për diçka që nuk e dimë se si do të funksionojë, për këtë arsye po parashikojmë buxhet. Pastaj njerzëzit që do të vijnë në TVM, duhet të na japin dëshmi, ku do ta arsyetojnë buxhetin, ta tregojnë gjendjen reale dhe në nënyrë shtesë do të mund të kërkojnë buxhet tjetër”, u shpreh Popovski.

Ndryshe, propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, të hënën e ardhshme do të hyjë në lexim të dytë në komisionin për transport dhe lidhje, si komision amë. Propozimet, këshillat dhe kërkesat e sotme do të përgatiten në formë të amendamenteve dhe të do të shqyrtohen në kuadër të komisionit, para se të paraqiten para ministrit-propozues të këtij ligji./tv21

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme