Si nëpër filma – katër grabitësit që po terrorizojnë kazinot në Prishtinë

Një grup prej katër personave që besohet të jenë të njejtit, ka kohë që kanë kryer një seri vjedhjesh dhe grabitjesh nëpër biznese të ndryshme, kryesisht të përqëndruara në periferi të Prishtinës.

Insajderi ka siguruar video nga një prej këtyre grabitjeve që kanë ndodhur së fundmi në një kazino në periferi të Prishtinës, por ky grup sipas burimeve në Polici, dyshohet të ketë kryer edhe disa vjedhje e grabitje në stilin e njejtë.

Policia e Kosovës është në kërkim të tyre, teksa ky grup po vazhdojnë të terrorizojnë punëtorë e klientë të këtyre bizneseve.

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=insajderi-com-si-ne-filma-kater-grabites-me-automatike-terrorizojne-nje-kazino-ne-prishtine

Lini Një Koment