Si të bëni paqe me personat që keni debatuar ashpër

Zakonisht cila është mënyra jote e sjelljes pasi ke debatuar me një person?

Ekspertët shprehen se diskutimet apo debatet jo gjithmonë janë negative, përkundrazi, ndonjëherë shërbejnë për të njohur njëri-tjetrin më mirë. Ndodh që gjatë diskutimeve fluturojnë fjalë të rënda…por ja sesi të bëjmë paqe ! Reflekto- Çfarë është e rëndësishme për ty?

Shpesh përfundojmë duke u ndalur në detaje për të bezdisur njëri-tjetrin pa parë problemin e vërtetë. Ja përse vazhdon debati. Ndaj duhet të reflektoni. Mendo- Ke përdorur fjalë apo gjeste që mund të kenë lënduar të tjetër? Për ketë mund të kërkosh falje. Dhimbja e vërtetë mund të përdoret si pengesë dhe mund të shkaktojë problem.

Provo që të vendosësh veten në pozicionin e tjetrit. Të kërkosh falje është shenjë pjekurie dhe mirëkuptimi Durim- Personi tjetër mund të mos jetë gati për të bërë paqe, mbi të gjitha, nëse debati ka lënë rrënjë të forta  tij. Kjo është e drejta e tyre. Lëre kohën të kalojë deri sa personi tjetër të mund të jetë gati për të kuptuar.

Të bësh paqe është dhunti, nuk është detyrim. Fol- Ki kurajo të përballesh duke thënë të vërteten pa qënë e nevojshme të mohosh gjërat e rëndësishme për ty, përndryshe diskutimi nuk ka asnje kuptim. Çështja është të gjëndet gjuha e përbashkët, një vijë e mesme.

Provo të gjesh gjërat e përbashkëta që ka në mendimet tuaja e kujto se të gjenerosh respekt do të thotë të dish të pranosh tjetrin në mendimet, idetë dhe ndryshimet që ka. Shkruaj- Tani mendon se është moment i duhur për t’u përballur? Shkruaj një mesazh ose një letër. Shkruani mendimet dhe emocionet tuaja. Për të bërë paqe, aspekti emocional është shumë më i rendësishëm në krahasim me shpjegimet racionale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme