Si të karikoni baterinë e telefonit tuaj dyfish më shpejt

Mungesa e baterisë në telefonin tuaj dhe koha që duhet për ta karikuar është një problem që ndodh rëndom në ditët e sotme, pasi mund të jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe koha është e limituar.

Por tashmë duke filluar që nga seria e re e iPhone 6 është e mundur që bateria të karikohet nga 0 në 100% dy herë më shpejt. Për të marrë rezultatet e dëshiruara ndikon edhe vjetërsia e baterisë së telefonit tuaj.

Për të karikuar dy herë më shpejt iPhone tuaj shtypni “Airplane Mode”, kjo pasi do të ndërpriten aktivitetet që shpenzojnë baterinë. Pas këtij veprimi do të vëreni se bateria e telefonit tuaj karikohet dy herë me shpejt në krahasim me normalen.