Si të largoni njollat kafe nga fytyra dhe trupi

Rrezet e diellit e kanë bërë efektin e tyre duke lënë njollat kafe në lëkurën që ju harruat ti vendosnit krem mbrojtës? Mund të themi që një numër i madh njerëzish vuajnë nga kjo gjë!

Njollat kafe mund të shfaqen në fytyrë, shpatulla, duar, këmbë dhe numri i tyre rritet me kalimin e kohës. Ju do të donit ti zhduknit si me magji dhe normalisht keni provuar kremra të ndryshëm që industria e kozmetikës prodhon. Ende asnjë përmirësim? Mos u shqetësoni, dermatologët e kanë pranuar tashmë që ekziston një ilaç popullor i dobishëm dhe i sigurt që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem.

Për më tepër është natyral.

Kjo recetë u zbulua nga një dermatolog popullor, i cili shprehet se ka ndihmuar qindra pacientë të tij.

Për ta përgatitur atë, ju duhen vetëm dy përbërës: uthull molle dhe lëng qepësh.

Ajo që duhet të bëni është të shtrydhni qepët në blender për të nxjerrë lëngun e tyre dhe më pas të shtoni uthull molle. Masën që përftuat aplikojeni në zonat me pika kafe.

Lëngu i qepëve trajton çështje të ndryshme të lëkurës dhe parandalon dëmtimin e saj, për shkak të përmbajtjes së lartë antioksidante. Gjithashtu, uthulla e mollës është e pasur me acidet hidrokside që largojnë qelizat e vdekura të lëkurës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme