Sigal Prishtina dhe Demir İnşaat Büyükçekmece nesër përballen në Turqi

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

STAMBOLL (AA) – Në kuadër të ndeshjeve të grupit H të Kupës Evropiane FIBA, skuadra kosovare e basketbollit, Sigal, do të luaj kundër skuadrës turke, Demir İnşaat Büyükçekmece të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndeshja e cila do të luhet nesër në pallatin e sportit Bilge Gazanfer, do të fillojë në orën 19:00, sipas orës lokale.

Skuadra në ligën turke të Basketbollit 2015 – 2016, ka 14 fitore dhe 16 humbje, si dhe ndodhet në vendin e 10-të. Ajo mori pjesë edhe në ndeshjet eliminatore të kupës Evropiane FIBA. Në ndeshjet eliminatore ajo u ndesh përfaqësuesen rumune, Mures.

Ndërsa këtë sezon skuadra turke ka filluar mirë, duke fituar në fushën e saj kundër Trabzonspor Medical Park-ut me rezultatin 97-69, kundër Best Balıkesir-it me rezultatin 80-77.

Demir İnşaat Büyükçekmece, nesër do të dalë në fushë në kërkimin e fitores së parë në ndeshjet në grupe të kupës FIBA.