Silva Gunbardhi tregon ‘torturën’: Si jetova 10 vjet me këtë dhimbje…

Këngëtarja e njohur shqiptare lajmëroi pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale për se do t’i nënshtrohej një operacioni në sy.
Silva Gunbardhi lajmëroi se mjeku i saj i kishte dhënë shpresë se gjithçka do kthehej si më parë.

Operacioni shkoi me sukses, dhe e pyetur nga gazeta Panorama pas ndërhyrjes, Silva rrëfeu se kishte qenë problemi i vërtetë , që kishte pasur në jetën e saj.” Gjatë gjithë kohës me lente në sy. E keni parasysh ndjesinë e vazhdueshme kur të hyn diçka në sy, dhe vuan gjatë gjithë ditës? Unë kisha mbi 10 vjet me këtë ndjesi” tha këngëtarja .

Ndërkohë që ndau edhe një surprizë që i kishte bërë doktori pas operacionit” E dini çfarë më ndodh, pagesën e operacionit kisha bëre në bankë. Por kur shkova pas operacioni për vizitë , doktori më tha , Silva ke dy opsione, ose ti kthejmë mbrapsht paratë , ose zgjidh dikë që ka nevojë për ndihmë ta ndihmosh me këtë shumë .Unë zgjodha të ndihmojë një fëmije të vogël , sa djali im”.

Pyetjes sa kishte kushtuar ndërhyrja ajo iu përgjigj:

‘ Kam punuar shumë për ti hequr ata para mënjanë” ka thënë këngëtarja.