Sipas Daçiqit, Putin nuk vjen me ndonjë zgjidhje për Kosovën, mbështet kompromisin

Beograd, 17 janar – Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daëiq, deklaroi se Serbia ka mbështetjen e plotë të Moskës për arritjen e një zgjidhjeje me kompromis me Kosovën, dhe se presidenti rus, Vlladimir Putin, i cili sot ndodhet për vizitë në Beograd, nuk sjell zgjidhjen për Kosovën, por e pyet Serbinë cila është zgjidhja.

“Nuk sjell zgjidhjen, ai na pyet neve cila është zgjidhja. Me të në pesë, gjashtë vitet e fundit rregullisht shkëmbejmë informacione ” i ka thënë Daçiqi televizionit N1.

I pyetur se çfarë i thonë Putinit kur i pyet se cila është zgjidhja, Daçiq është përgjigjur: “Ju i dini propozimet tona për zgjidhje me kompromis, ai na mbështet për gjetjen e një kompromisi, kritikon veprimet e njëanshme të Prishtinës dhe është aktiv në mbështetjen tonë në organizatat ndërkombëtare”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme